
Regjisori: Stefan Çapaliku Aktojnë: Mehmet Xhelili, Rafael Hoxhaj, Xhoana Karai. Skenografia: Beqo Nanaj Kostumografia: Sofi Kara Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat lidhen kryesisht me momentin kur ushtritë aleate, pas kapitullimit të Italisë fashiste, po ndërmerrnin sulme të papritura, veçanërisht në prapavijë të ushtrisë gjermane, me objektivin kryesor paralizimin e lëvizjeve të kësaj të fundit. Në këtë kontekst, shërbimi i inteligjencës së ushtrisë gjermane ka mbledhur të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrsit me cisternat e tyre të karburantit dhe në këtë rast i gjithë qyteti aty pranë do të shkatërrohej. Në këto kushte, ushtria ndërmerr evakuimin e të gjithë qytetarëve dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila supozonte eliminimin e çdo personi që nuk do t’i bindej këtij urdhri. I vetmi person që nuk do t’i bindej këtij urdhri në… Protagonisti i romanit të Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjencie detare, beqar. Ai fshihet fillimisht në shtëpinë e tij dhe pastaj në shtëpitë e të tjerëve, të cilat i viziton fshehurazi fillimisht për të përmbushur disa nevoja mbijetese dhe më pas si një dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetën e të tjerëve në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë. Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e shndërrojnë atë në një njeri pa identitet dhe me një sistem tjetër vlerash dhe vlerësimesh deri në ditën e “dorëzimit” të tij ndaj një patrulle gjermane që e eliminon edhe fizikisht.
From: April 24, 2025
To: April 27, 2025
Event Hours 19:00