Teatri “Zullulandia” nga Endri ÇELA

Sindi Metushi
29/05/2025

Nga Faik KONICA Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri ÇELA “Zullulandia” ka si subjekt një ngjarje shumë të veçantë, të paraqitur në një mënyrë satirike. Ngjarjet dhe personazhet flasin për Afrikën, por është e qartë se, nga problemet dhe shqetësimet që trajton, ajo tërheq një paralele me Shqipërinë. Vepra flet për Zulu-të, një popull i prapambetur i Afrikës dhe i shtypur nga kolonizatorët e huaj, të cilët, për të fituar lirinë, dërgojnë përfaqësuesin e tyre, Ambasadorin Denizullu-Serpen në Paris. Megjithatë, injoranca e tij i bën kancelarët e Parisit dhe të Londrës ta tallen me të. Kur kthehet në atdheun e tij, populli injorant dhe arrogant e pret me nderime. Megjithatë, mes kësaj injorance, është edhe një njeri i mençur, Plugu, i cili është i vetmi që e ka kuptuar talljen dhe u tregon atyre realitetin; se të huajt po tallen me popullin Zulu. Ai i këshillon ata të mos presin më asgjë nga të huajt, por të bëhen zotër të vetes. Megjithatë, këto fjalë jo vetëm që nuk kuptohen nga turma, por shkaktojnë edhe një revoltë. Ata e fyejnë, e kërcënojnë dhe janë gati ta ndëshkojnë. Regji: Endri ÇELA Skenografi: Beqo Nanaj Kostumografi: Sofi Kara Koreografe: Semela Skënderasi Kompozitor: Petrit Jakupi Video: Marjo Cani Interpretojnë: Sokola Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelout.

May 31, 2025

Event Hours 20:00

Më shumë