
Nga 1 gushti deri më 16 gusht 2025, Qendra e Artit Agimi hap dyert për ekspozitën “Vetmia vs Fantazia”, një ekspozitë kushtuar artistes bashkëkohore Xhelsina Petritaj, duke ju ftuar në një takim me artin e saj. Fokusi i kësaj ekspozite është përballja midis vetmisë dhe fantazisë – dy botë të artistes të reflektuara përmes fuqisë së akrilikut në kanavacë dhe letër. Përtej eksplorimit të marrëdhënies midis trupit dhe shpirtit, dhe ndjesisë së identiteteve të fragmentuara ose të shtypura, spikatja e vetë Xhelsinës bie në sy, ndërsa ajo përpiqet të gjejë siluetën e identitetit të saj të transformuar në konture të paqarta dhe të turbullta që ende mbeten gjallë.
From: August 1, 2025
To: August 16, 2025