Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës në prezantimin e La Traviata, një opera në tre akte nga Giuseppe Verdi.
E vendosur në Parisin e shekullit të 19-të, La Traviata tregon historinë tragjike të dashurisë midis Violetta Valéry, një kurtizane e famshme, dhe Alfredo Germont, një të riu nga një familje e pasur. Të dy bien në dashuri dhe fillojnë të jetojnë së bashku, por babai i Alfredos, Giorgio Germont, e bind Violetën të largohet nga i biri në mënyrë që të mos cenojë emrin e mirë të familjes.
Violetta sakrifikon dashurinë e saj dhe distancohet nga Alfredo, i cili, pa e ditur arsyen, e poshtëron publikisht. Kur ai zbulon të vërtetën, nxiton tek ajo për t’i kërkuar falje, por është tepër vonë: Violetta vuan nga tuberkulozi dhe vdes në krahët e Alfredos.
La Traviata nga Giuseppe Verdi, me libret të Francesco Maria Piave, e frymëzuar nga romani La Dame aux Camélias nga Alexandre Dumas.
Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të dirigjohet nga Maestro Francesco Ommassini.
Regjia, skenografia dhe kostumet nga Hugo de Ana.
Ndihmës regjisor Luca Baracchini.
Data
26,27,28,29 Shtator
Ora
20:00