Shfaqja Speciale e Operas dhe Vallezimit Kinez

Sindi Metushi
23/09/2025

Programi hapet me duetin “Ejani në Anhui-n e Bukur”, një valle tradicionale Huagu Lantern që sjell atmosferën festive dhe frymën e kulturës popullore kineze. Më pas, solo pianoje “Pihuang” kombinon elementë lindorë dhe perëndimorë, duke sjellë meloditë e operës kineze në një gjuhë moderne ,një dialog i bukur midis traditës dhe modernitetit. Si “paraardhësja e qindra operave kineze”, Opera Kunqu do të interpretojë arien delikate “Në kërkim të një ëndrre – Lumi Jiang’er”, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të përfshihet nga afër në artin e grimit dhe kostumeve tradicionale, duke zbuluar estetikën unike lindore. Valltarët do ta udhëheqin publikun nëpër botën e valleve etnike dhe popullore, nga hiri i butë i “Vallëzimit të të Rinjve” deri te forca e valles mongole. Një shfaqje që shndërrohet në një dialog kulturor, duke lidhur historinë dhe modernitetin, kujtesën dhe vitalitetin bashkëkohor.

Data

24/09/2025

Ora

19:00

Location

Holli i Universitetit te Arteve

Më shumë