Premiera “BABAI”

Sindi Metushi
30/09/2025

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka kënaqësinë t’ju njoftojë  për premierën e shfaqjes “Babai” të autorit të njohur francez Florian Zeller, e cila do të ngjitet në skenë më 9 tetor 2025, në sallën e TKEKS. Vepra, e përkthyer dhe përshtatur për publikun shqiptar, sjell në qendër një histori tronditëse dhe thellësisht njerëzore mbi marrëdhënien mes brezave, kujtesën, dashurinë dhe përballjen me humbjen. Me një qasje regjisoriale moderne dhe interpretim të fuqishëm nga aktorët shfaqja ofron një eksperiencë teatrale të ngarkuar emocionalisht, ku publiku do të shohë veten të reflektuar në dilemën e përjetshme të familjes dhe kujdesit për të dashurit tanë.

“Babai” është vepër që ka fituar vlerësime ndërkombëtare dhe është ngjitur në skena të rëndësishme evropiane, duke u konsideruar si një nga tekstet më të fuqishme dramatike të kohëve të fundit.

Premiera në Tiranë është një ngjarje e veçantë për kalendarin artistik të TKEKS dhe një ftesë e hapur për publikun e gjerë, artdashësit dhe median që të jenë pjesë e këtij momenti kulturor.

Premiera: 9 tetor 2025, ora 20:00
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Më shumë