Shfaqja për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”

Sindi Shkira
11/02/2026

Shfaqja për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” te Teatri i Kukullave
Zonjusha dhe Zotërusha!
Një përrallë e dashur rikthehet në skenë me një koncept krejtësisht të ri, modern dhe plot magji!

“Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” vjen këtë herë ndryshe nga çdo herë tjetër, në një formë unike dhe mjaft argëtuese për fëmijët dhe familjet.

Kjo përrallë klasike interpretohet e gjitha nga një aktore e vetme, Jorida Meta, duke sjellë në skenë një magji të veçantë plot ëmbëlsi, humor dhe mesazhe të bukura për të vegjlit.

Përshtatja e tekstit: Endri Çela
Regjia: Aldjon Matarangasi
As. Regjisore: Madi Selimi, Albana Koçaj
Muzika: Sokol Marsi
Skenografia & Kostumet: Sofi Kara
Realizimi i kukullave: Beqo Nanaj

Interpreton: Jorida Meta

Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
Fonia & ndriçimi: Julian Llukani
Teknik skene: Gildian Dashi
Punëtor skene: Bernard Rakipi

Mosha e sugjeruar: 5+

Datat: 14 & 15 Shkurt
Ora: 10:30 dhe 11:30
Vendndodhja: Teatri i Kukullave

Kujdes!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ejani në kohë për të mos humbur asnjë çast të kësaj magjie përrallore!

Më shumë