Si shkak i vrasjeve të panumërta të njerëzimit, Kaini, vëllavrasësi i parë, sillet nga Ferri në Tokë për tu
gjykuar mbi krimet që kanë përndjekur njerëzimin. Përmes rrëfimit të tij, ai rikthen plagët e një familjeje
ku ndihej i refuzuar dhe xhelozinë ndaj vëllait, Abelit të privilegjuar, një ndjenjë që u shndërrua në aktin e
parë të vrasjes. Por ndërsa përpiqet të mbrojë veten, Kaini hedh akuza ndaj njerëzimit që jo vetëm e
trashëgoi krimin, por edhe e përsosi atë. Megjithatë, përtej çdo mbrojtjeje, ai mbetet i dënuar nga gjyqi më i rëndë: ai i ndërgjegjes, ku Abeli dhe vrasja e tij e ndjekin pa pushim.
Frymëzuar nga universet e autorëve Andrea Camilleri dhe José Saramago, shfaqja “Kaini dhe Abeli” hap
një faqe tjetër të historisë, duke u shndërruar në një hetim mbi farën e dhunës dhe mbi kufirin e errët ku
njeriu bëhet armik i njeriut, duke lënë pezull pyetjen: A do të ekzistonte vrasja, nëse Kaini nuk do ta
kishte vrarë Abelin?
Regjisor: Rafael Hoxhaj
Dramaturg: Bujar Hoxhaj
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Kompozitor: Serxhio Beqo
Mjeshtër Ndriçimi: Orlando Bolognesi
Maskat: Reina Ndreu
Interpretojnë: Silvio Goskova Jurgen Marku Bujar Hoxhaj Anxhela Bregasi Fabjan Blloku Elisa Jakimi Ariton
Pollozhani Reina Ndreu Maria Brokshi
Premiera: 19 mars
Shfaqjet: 20, 21, 22 mars