“Meri Popins”

Sindi Shkira
01/04/2026

Zonjusha dhe Zotërusha!

“Meri Popins”, shfaqja që mezi e prisni rikthehet këtë fundjavë për të gjithë vogëlushët!

Me çadrën e saj fluturuese dhe çantën plot surpriza, ajo u mëson fëmijëve mirësjelljen, fjalët magjike, vlerën e miqësisë, kënaqësinë e punës, fuqinë e imagjinatës, dhe mbi të gjitha, çfarë do të thotë të jesh një njeri i dashur dhe i mirë.

Mosha e sugjeruar: Për gjithë familjen

Përshtatja e skenarit & Regjia: Endri Çela Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Muzika: Sokol Marsi
Koreografia: Fatjon Sulstarova, Leonard Mitrushi

Interpretojnë:
Venera Lumani, Luana Thomai, Mishel Kadeli, Aleksandër Grami, Jorida Meta, Erdit Asllanaj, Amelja Heta, Briana Çakmashi, Erla Halili, Etual Gashi, Kleisa Rrapi

Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
Teknik: Gildian Dashi
Punëtor Skene: Bernard Rakipi

Datat: 4 & 5 prill
Orari i shfaqjeve: 10:30 dhe 11:30
Vendndodhja: Teatri i Kukullave

Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
E mërkurë: 09:00 – 13:00
E premte: 15:00 – 19:00
Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00

Vëmendje!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju ftojmë të vini në kohë që vogëlushët tuaj të mos humbasin këtë udhëtim magjik plot këngë, buzëqeshje dhe dashuri!

Më shumë