Muzeu Arkeologjik i Tiranës

Silvia Tabaku
08/03/2021

Muzeu Arkeologjik Kombëtar është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale.  U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe muzeu u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin e ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite nga periudhat më të hershme deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut dhe harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në antikitet.

Adresa: Sheshi Nënë Tereza 3, Tiranë

Info

Orari: Çdo ditë, ora 09:00 - 16:00

Të tjera