Ndodhet në ambientet e Odeonit (Faltorja e Madhe) në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe u përurua më 7 shtator 2015 së bashku me Odeonin. Muzeu Bektashian prezanton nëpërmjet dokumenteve, fotografive dhe objekteve origjinale historinë e Bektashizmit në shkallë botërore dhe në veçanti të Bektashizmit shqiptar. Ai është i organizuar në 12 stenda e 12 vitrina, duke respektuar 12 Imamët. Një kënd shumë i rëndësishëm është ai që i kushtohet tolerancës dhe harmonisë fetare, për të cilat ka kontribuar e kontribuon mjaft Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Pjesë e Muzeut Bektashian janë dhe tre ambiente : Oxhak – kafeja, Ashurja dhe Pelegrinazhi.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
kryegjyshataboterorebektashiane.org
Adresa: Rruga “Dhimitër Kamarda”,Tiranë