Art

Qytetit të Tiranës i bashkohet një tjetër “vepër arti” dhe ajo është pikërisht Galeria e Arteve!

Silvia Tabaku
06/11/2021

Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar një nga eventet më të rëndësishme për qytetin tonë të Tiranës dhe kjo për faktin së është hapur institucioni më i ri që quhet ‘Galeria e Arteve’. Hapja e kësaj galerie konsiston edhe me Vitin Europian të Rinisë ku qyteti jonë është shpallur edhe kryeqendra e mijëra eventeve kulturore dhe artistike. Të gjithë tashmë kanë fleksibilitetin dhe mundësinë që të shkojnë dhe ta vizitojnë galerinë e re.

Në këtë event të rëndësishëm kanë qenë të ftuar shumë figura të njohura nga bota e artit dhe e kulturës. Pritet që kjo galeri të kthehet në një vend shumë të dashur për të gjithë pasi jo vetëm që do të jetë një hapësirë dhe një vend shumë i gjallë por do të jetë edhe shumë dinamik.

Ndër të ftuarit kryesorë ishte edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në lidhje me hapjen e galerisë, Kryebashkiaku ka theksuar se është një projekt i cili do ta ndihmojë shumë kulturën e qytetin e Tiranës dhe se do të jetë një atraksion turistik ku nuk do të jetë i përfshirë vetëm arti vizual por më tepër se kaq. Gjatë daljes së tij teksa u inagurua galeria e re, Veliaj u shpreh se:

Mezi pres që vitin tjetër që ne kemi kryeqytetin Europian të rinisë, ta kthejmë këtë në një ftesë për të gjithë. Unë e di që Galeria Kombëtare ka në protokoll shumë të rreptë me dy shfaqje në vit, një herë në gjashtë muaj dhe super të kuruara. Ne mund t’i japim mundësi kujtdo që ka dëshirë të shprehi talentin e tij dhe ta promovojmë atë pse jo.

Një risi e re mund të quhet edhe mikëpritja e të gjithë artistëve por kryesisht të rinjve në shumë mediume të reja, por edhe organizmi i konkurseve për formimin e artit kulturor mes studentëve të shkollave të mesme apo konkurse mbi krijimet e Tiranës nga shkollat e ndryshme të ciklit të ulët ato 9-vjeçare do të kenë me patjetër një fokus të veçantë.

Mundësitë që do të ofrojë ‘Galeria e Arteve’ në mbështetje të plotë edhe të Bashkisë së Tiranës e cila është edhe një nga promotoret kryesore, do të jetë shumë e madhe dhe jashtëzakonisht shumë e domosdoshme për gjithçka.

Për më shumë informacioni mund të ndiqni:

Instagram

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë