Art

“Unë Mefisto”

Silvia Tabaku
26/12/2021

Bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdokujt në shoqëri do të vijë për spektatorin shfaqja “Hello I am Mephisto”. Një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia në drejtimin e Dino Mustafic, drejtor i teatrit Kombëtar të Sarajevës. Tashmë nga e enjtja deri të dielën.

Ndoshta do të gjeni veten, partenrin, shokun, kolegun, komshiun, artistë të tjerë…‼️
REZERVONI 📲
069 57 177 46
Për më shumë mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
tkeks.al

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
| Shkruar nga: Johann WOLFGANG VON GOETHE, Klaus MANN, Jeton NEZIRAJ, Paul ELUARD, Goran SIMIC, Klaudia PIROLI, Musine KOKALARI.

| Regjia: Dino MUSTAFIC

| As/regjisor: Melisa NOVOSEL

| Koreograf: Gjergj PREVAZI

| Kompozitore: Irena POPOVIC

| Kostumografi: Ilirianë BASHA

| Graphic Design: Sara KAPO

| Me aktorët:
Ilire VINCA, Ema ANDREA, Ermir JONKA, Rafael HOXHAJ, Matia LLUPA, Krist LLESHI, Linda JARANI, Ilia KAÇI, Florist BAJGORA, Enisa HYSA

| Producente: Ema ANDREA

Përpara këtij takimi me Mefistofelin, kaluam të gjithë procesin e studimit fillimisht të Faustit të Gëtes, e pak më pas edhe të autorëve të tjerë, ashtu si edhe të gjithë kontekstin historik të Ballkanit. E, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shpirtin e Faustit, sesa me shpëtimin e shpirtrave të të gjithë neve, njerëzve të kësaj epoke, në të cilën tashmë papritur askush nuk gjen më kohë dhe për më shumë ka humbur besimi dhe shpresa. Nuk duam të vajtojmë për ato kohët e vjetra të humbura dhe madje nuk i druhemi teknologjisë moderne, andaj paralajmërojmë me shumë seriozitet se pavarësisht përparimeve të mëdha teknologjike dhe përshpejtimit të ritmit të vlerave themelore të jetës tek njeriu, sak ato të cilat e bëjnë njeriun të jetë qënie e vërtetë, ato duhet të mbeten të pandryshuara dhe nuk duhet të humbasin. Ndaj, besojmë fort se vetëm arti dhe kultura mund t’i shpëtojnë.

Më shumë