“Tre Dimra”

Silvia Tabaku
20/02/2022

Tre dimrat” – Trailer – Premierë, prej 24 Shkurtit në Teatri Metropol

Teatri Metropol vë në skenë për herë të parë, duke çelur sezonin e ri artistik shfaqjen “Tri dimrat” një vepër e autores Tena Stiviçiç me regji nga Rozi Kostani. Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Eshtë një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.
Ngjarjet e veprës zhvillohen në një vilë të ndërtuar në vitin1898 në Zagreb të Kroacisë. Ky udhëtim në kohë ndodh gjatë 75 viteve, ku ngjarjet fokusohen në tre dimra, në tre pika të ndryshme të zhvillimit të vendit, në vitin 1945 gjatë krijimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1990 te shpërbërja e saj, e më pas deri në 2011 kur Kroacia e pavarur, aspiron e negocion për t’u bashkuar me BE-në. Ndërkohë që fokusi i shfaqjes është vetëm një shtëpi dhe një familje, në atë shtëpi është shkruar e gjithë historia e fundit e Kroacisë dhe bashkë me të forcat kryesore politike dhe ndryshimet ideologjike që kanë formësuar Evropën moderne.

https://www.instagram.com/tv/CaJ92tngwTN/?utm_source=ig_web_copy_link

Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Elia Zaharia, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ketjona Pecnikaj, Ina Morinaj, Amri Hasanlliu dhe Lindar Kaja.
Trupa e Ansamblit Tirana: Sedmir Memia, Sara Koçi, Xhoni Spahi, Luisa Dinellari, Mario Bali, Adela Gjyla, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mariglen Domi
Studentët e Universitetit të Arteve: Ergi Hasani, Serxhjo Danga, Enxhi Balla,
Edison Kajdomqaj, Griselda Prendaj, Romeo Bushati, Antonela Çina, Ardien Gjabri.

Autor: Tena Stiviçiç
Regjia: Rozi Kostani
As. Regjisor: Elona Hyseni
Muzika: Genti Rushi
Mjeshtër vokali: Suzana Turku
Skenograf: Stjuart Reçi
Kostumograf: Frenci Gjerasi
Ndriçimi: Ergys Baki
Grimi: Marinela Halilaj
Në datat: 24, 25, 26, 27 shkurt, 3, 4, 5, 6, 24, 25, 26, 26, 31 mars, 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10,14,15,16,17 prill.
Ora 19:00
.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Më shumë