Dita e Verës

Silvia Tabaku
11/03/2022

Më datë 14 Mars, Tirana mirëpret Ditën e Verës.

22 aktivitete argëtuese në 9 vende të ndryshme janë pjesë e kalendarit festiv të Bashkisë Tiranë:

  • Sheshi “SKËNDERBEJ” – Sheshi Skënderbej do të kthehet në një ambient argëtues ku do të ketë një ekspozitë të madhe nga koleksioni i makinave RETRO së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke.
  • TR GRAFF pikturon në 6 telajo temën: ‘’Dita e Verës dhe Tirana Youth Capital’’
  • Bashkia Tiranë – Siguria rrugore për fëmijë– Përpara Bashkisë do të improvizohet një hapësirë e dedikuar për më të vegjëlit.
  • Sheshi përballë Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit – Komuniteti HI SKATE dhe Bicikleta BMX. Motoja është “Jo vetëm sportistët merren me sport!”
  • Sheshi “AUSTRIA” – Ekspozitë me piktura dhe skulptura. Në këtë hapësirë do të ekspozohen të gjitha punimet e të rinjve të punuara këtë vit, me tema të ndryshme.
  • Parku “RINIA”- Lojëra popullore “Kthim në traditë”/ Sport Zone: Tenis – Basketball – Ping- Pong -Taekwondo -Teqball – Minikalçeto

Gjithshtu i gjithë parku do të kthehet në një hapësirë për më të vegjëlit. Animatorë, Cirku, Teatri i Kukullave do të performojnë shfaqet e tyre.

  • Bulevardi “DËSHMORËT E KOMBIT”- Panairi i Njësive Administrative. Panairi përfshin disa lloj prodhuesish të vegjël nga qyteti dhe rrethinat e Tiranës me produkte të km 0 dhe hand made.
  • Piramida– Hapësira në bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj do të ketë të pozicionuara stenda biznesi dhe stenda për startup që do të shërbejnë për promovimin e produkteve.
  • Stage Kryeministria – Në stage do të ngjiten artistë të të gjitha zhanreve muzikore, duke filluar nga Ansambli popullor, Filarmonia, Urban Band, Juljana Pasha, artistë dhe grupe të rinj.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë