Art

Konferencë për shtyp TKOB

Silvia Tabaku
26/03/2022

🎤Në një konferencë për shtyp sot është prezantuar Edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar te Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 29 – 30 Mars në Teatrin e Operës dhe Baletit. ✅Pesëmbëdhjetë konkurrentë, nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin, që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja. ✅Ata kanë qenë sot përpara gazetarëve, së bashku me themeluesen e këtij festivali znj.Zana Cela, regjisorin skenik Anatolli Solovianenko, regjisor dhe Drejtor i Përgjithshëm i skenës në Teatrit Nacional të Operas së Kievit – Ukrainë, dirigjentin e mirënjohur Martin Andre, sopranon shqiptare me karrierë ndërkombëtare Enkeleda Kamani, ish fituese e këtij kompeticioni dhe që këtë vit prezaton festivalin, artisten Najada Hamza dhe një nga anëtaret e jurisë, Vikena Kamenicën. #mariekraja2022 #operaticsingers #nationalfestival #operaeuropa #OperaforPeace #TKOB

https://www.instagram.com/p/CbigmsBNcJG/?utm_source=ig_web_copy_link

Më shumë