Art

Ngjyrat dhe trajtat

Silvia Tabaku
15/04/2022

Në datë 11 prill 2022, ora 17:00, ju ftojmë të merrni pjesë në çeljen e ekspozitës së piktores Adriana Nimani Kutllovci me titull “Ngjyrat dhe Trajtat”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Hollit Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar deri më datë 22 prill 2022.

Më poshtë gjeni një informacion më të detajuar për sa i përket përmbajtjes.

Gërshetim sinjifikant i ngjyrave dhe trajtave.

Kompozicioni, vizatimi, ngjyra dhe ekspresioni manifestohen fuqimisht në opusin krijues të Adriana Nimani Kutllovcit – magjistressë artit dhe dizajneres në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Ato pashqyrohen në disa cikle themelore të saj: piktura në pëlhurë, piktura dixhitale, posteri artistik, grafika dixhitale dhe vizatimi. Pikturat, që dominohen nga gamat sinjifikante koloristike, realizohen në forma poliptiku të pagëzuara me emërtime të veçanta. Ato përbëhen nga dhjetëra kompozicione integrale që reflektojnë transliterime vizuale të rezonancave atraktive dhe të fuqishme koloristike.

Karakteristikë e përgjithshme e këtyre kompozicioneve sinjifikante është ndjeshmëria estetike e implementuar me një kulturë të theksuar figurative. Atmosfera kompozicionale krijohet me kontrapunktin e nuancave të ndjeshme koloristike – nga e zeza ekstreme deri te e përhirëta e përmbajtur – me ritëm linjash dinamike, por edhe me ngjyrime pasteloze imponuese dhe me akcente vibruese të së kuqes fluoreshente, me tendencë të arritjes së të kuqes flakëruese onufriane. Sepse, një vepër arti që nuk fillon me emocione nuk është art.

Kjo është ekspozita personale e saj e radhës me prodhimtari të suksesshme gjatë viteve të fundit, me ç’rast ka ekspozuar edhe në shumë ekspozita kolektive të rëndësishme në Kosovë dhe gjithandej nëpër vende të ndryshme. Veprat e saj disa herë janë vlerësuar me shpërblime të para.

Pas Tiranës, ekspozita do tëshfaqet edhe në qytetin e bukur të Beratit (Galeria ‘Edëard Lear’).

Ekspozita përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
www.mhk.gov.al

Adresa: Sheshi Skënderbej 7, Tiranë


Më shumë