Dhurata më e bukur për të gjithë fëmijët me 1 Qershor do të jetë Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë!

Silvia Tabaku
24/04/2022

Një lajm i bukur vjen për të gjithë qytetarët e Tiranës por veçanërisht për fëmijët. Në datën 1 Qershor një  pikë tjetër argëtimi do ti shtohet qytetit, bëhet fjalë për Kopshtin e ri Zoologjik. Ditën e sotme kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me një grup fëmijësh, inspektoi punimet që janë në fazën përfundimtare, për të mirëpritur më pas kafshët. Vetë Kryetari i Bashkisë u shpreh se Kopshti Zoolgjik që pritet të hapet do të jetë më moderni në Ballkan. Ai shtoi gjithashtu se:

Mezi pres që në datën 1 Qershor fëmijët të kenë këtu jo vetëm një mundësi për t’u njohur me kafshët, jo vetëm një mundësi për të kaluar një ditë shumë cilësore me familjen, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të mësuar. Është ndoshta Kopshti Zoologjik më modern në Ballkan, i rikonceptuar plotësisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët. Ato kafazet e ngushta nuk ekzistojnë më, pra realisht ka një trajtim shumë më njerëzor sesa ato skenat që ne mbajmë mend nga Kopshti Zoologjik që trashëguam. Kush prodhon histeri kur zhvendoset një pemë, thjesht duhet të qetësohet. Vërtet zhvendoset një, por mbillen 1200 të tjera. Unë them se duhet te mbaroje koha kur të gjithë bëjnë gjithologun. Secili te beje punën e tij dhe të lëmë profesionistët të bëjnë punë të mrekullueshme, si ajo punë që është bërë këtu. Jo çdo gjë që kemi bere në Tiranë është për notën 10 sepse ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. Por si përmirësohen? Duke bërë llogje, duke sharë njëri-tjetrin, duke penguar ata që punojnë apo i përmirësojmë duke vënë çdo dite nga një tullë, duke mbjellë nga një pemë, duke rregulluar diçka, që Tirana që lëmë të jetë shumë herë me e mirë se ajo që gjetëm?

https://www.instagram.com/p/CcvHb7jNyo6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=17f57c0b-3b41-4ea0-bbc1-3cb1ad78583a

Veliaj theksoi se Kopshti i ri Zoologjik do të mirëpresë të gjitha grupmoshat dhe se deri më tani janë mbjellë 1200 pemë. Faza e dytë e këtij projekti do të pasohet nga lidhja e Kopshtit Zoologjik me atë Botanik.

Më shumë