Art

Novelat grafike shqiptare

Silvia Tabaku
29/06/2022

Në datat 27, 28, 29, 30 qershor në sallën “American Corner” të Bibliotekës Kombëtare do të organizohet një seminar trajnimi me ekspertë të huaj. Për këtë trajnim është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetin “Bahcesehir” (BAU), në Stamboll dhe Ministrisë së Kulturës.

Trajnimi do të zhvillohet në sallën “American Corner” të Bibliotekës Kombëtare për katër ditë, nga ora 17.30 deri në orën 20.00 (përveç ditës së dytë, ku trajnimi do të zhvillohet nga ora 10.00 deri 13.00).

Trajnimi do të drejtohet nga Prof. Dr. Nazli Eda Noyan dhe Z. Tamer Demiralp, pedagogë në departamentin e animacionit në Universitetin “Bahcesehir”. Gjithashtu në trajnim do të marrin pjesë online edhe 3 pedagogë të tjerë nga ky Universitet.

Në trajnim parashikohet të marrin pjesë rreth 25 studentë dhe të tjerë të interesuar në fushën e novelave grafike dhe maskotave.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
www.bksh.al
Facebook

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë