A jeni gati për pak rock? Ju ftojmë në një super koncert!

Silvia Tabaku
31/08/2022

Nuk ka rrymë muzikore që përçon me shumë energji, antikonformizëm, rebelim kundër status-quo e sfidim të tradicionales, sesa muzika rock! Ajo ka shoqëruar lëvizjet antiraciste, rënien e murit të Berlinit e zhvillimet demokratike anembanë botës, teksa miliona të rinj e të reja identifikohen me të në stil jetese, veshje e sjellje!

TRocks, koncerti më i madh rock me këngëtarët tuaj të preferuar po afron 🎸🤟

Nga një koncert në tjetrin! Tirana këtë herë ju pret në një mbrëmje të paharrueshme me koncertin më të madh rock që është bërë ndonjëherë në vend.

T-Rocks është një manifestim i rockerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë! Më 10 Shtator tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, do të kemi mundësi të ndjekim artistë si Eugent Bushpepaj, Jericho, Edea Demaliaj, Bojken Lako, Offchestra dhe Burn. Koncerti do të transmetohet live në valët e Top Albania Radio-s.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë