Art

Mos mungoni në prezantimin dhe diskutimin e librit “Kjo jetë është një përzierje e helmit dhe mjaltit…”

Silvia Tabaku
15/09/2022

Prezantimi dhe diskutimi i librit // ANNE ACKERMANN

  • Kjo jetë është një përzierje e helmit dhe mjaltit…

29 Shtator, ora 19:00 @Berk

Kjo jetë është një përzierje helmi dhe mjalti’ është një alternim ritmik mes sekuencave fotografike me temë, ilustrimeve dhe fjalëve të urta të shkurtra nga Shqipëria. Fjalët e urta që rrjedhin nga një epokë dhe kulturë tjetër kombinohen me fotografi bashkëkohore dhe subjektive. Libri ka të bëjë me kërkesat e ndryshme që u vendosen burrave dhe grave, për shfrytëzimin e trupit të femrës si instrument nënshtrimi dhe për imponimin e roleve të ngurta shoqërore. Në një bisedë të moderuar nga gazetarja dhe aktivistja Erjona Rusi, fotografja Anne Ackermann eksploron nuancat e shumta të patriarkatit në Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:

Instagram

Më shumë