Art

“Hapat e dashurisë”, një shfaqje artistike ndryshe në TKEKS!

Megi Daci
16/09/2022

❗️Shfaqje artistike nga të rinj me aftësi ndryshe.
🗓➡️16 dhe 17 Shtator ⏰️19:30.
HYRJA E LIRË ❗️

Ky është një projekt socio-kulturor, i cili do të përcillet te publiku përmes një shfaqje teatrale. Qëllimi është trajtimi i temave mjaft delikate për shoqërinë dhe përfshirja në shfaqje e fëmijëvë me aftësi të kufizuara ( sindroma down, autizëm, etj.) Shfaqja, e cila është etapa e fundit dhe produkti final do t’i jepet publikut dhe do të kenë mundësi ta ndjekin live në salla, nxjerr në pah dëshirat e tyre, ndjeshmërinë, aftësitë e jashtzakonshme të këtyre fëmijëve kaq të veçantë e të mahnitshëm. Promovimi i aftësive të tyre përball publikut, do t’i ndihmojë këta fëmijë të ndihen dhe më pranë si pjesë e shoqërisë tonë. Sa më shumë t’i njohim nevojat dhe veçoritë e tyre dhe të interesohemi për to, aq më shumë do t’u afrohemi dhe aq më afër do të jenë ata me ne.
Në këtë projekt ku protagonist do të jenë vetë fëmijët me aftësi të kufizuara, nëpërmjet intervistave dhe reagimeve të tyre spontane do të projektohen dhe improvizohen mendimet e tyre dhe mënyra se si lidhen me ne.
Kështu do të na kërkohet të gjithëve të reflektojme për indiferencën dhe kufizimet që ata marrin nga shoqëria jonë.
Të gjithë kanë të drejtën e jetës, të marrdhënieve, të respektojnë, të kuptojnë dhe të jenë në kontakt me secilin prej nesh. Ata nuk duhet të ndihen me të margjinalizuar.

https://www.instagram.com/p/Cifnl2gviVE/?utm_source=ig_web_copy_link

Për më shumë mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
tkeks.al

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë