Bëhuni gati për një festival ndryshe “Barefoot Festival”!

Megi Daci
26/09/2022

Tirana, jeni gati për një super festival 🚀🔥

Barefoot Festival është një eco-festival i muzikës, artit, natyrës, ushqimit vendas dhe edukimit mjedisor, që synon të nxisë e të vërë në lëvizje transformimin ekologjik afatgjatë të industrisë së argëtimit në Shqipëri. Gjatë dy ditëve të festivalit do të organizohen workshope edukative inovatore, bashkëpunime artistike, ndarje përvojash e shkëmbime idesh, tinguj stimulues dhe energji pozitive.

Provoni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, kaloni kohë cilësore me familjen, takoni miq të rinj me mendje të njëjtë. Ju mirëpresim ju dhe diellin për një fundjavë argëtimi dhe mësimi. Bashkohuni me ne: 7 – 9 tetor!

📌 Për më shumë informacion mund të ndiqni faqen @barefootfestival_tirana

Ky aktivitet u organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.


Më shumë