Tetori vjen me një ekspozitë të re në #COD!
Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri, sjell për herë të parë pamje ekskluzive të hapësirave të “pa shkelura” për publikun në territorin shqiptar gjatë regjimit komunist, të fotografuara nga autori dhe fotografi gjerman Alfred Diebold.
Ekzistojnë shumë histori dhe gojëdhëna për ato që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kohës së regjimit komunist me Enver Hoxhën, veçanërisht në zonat ushtarake. Në Shqipëri ka vende, të cilat kurrë nuk kanë qenë të hapura për publikun. Ato vlejnë si dëshmi se si Shqipëria ishte e përgatitur të mbrohej kundër vendeve fqinje dhe NATO-s. Sot, këto objekte mbrohen nga ushtarë edhe pse nuk janë më të dobishme. Këto objekte janë ndërtuar pjesërisht me punë të detyruar.
Ekspozita tregon dhe përshkruan objektet nga perspektiva e sotme dhe në të njëjtën kohë jep një përshtypje se si ishte asokohe. Vendet dhe njerëzit që kanë shërbyer atje nuk duhet të mbesin në harresë.
Ceremonia e hapjes: 5 tetor 2022, në orën 18:30.
E hapur për vizitorët:
6 tetor 2022, orari: 9:30-14:00 / 17:30-20:30.
Ju mirëpresim!
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
04 227 7546
cod.al