Art

Ju ftojmë të ndiqni shfaqjen më të re të baletit në TOB: “DUA”

Megi Daci
04/10/2022

Performanca “DUA” nga Taulant Shehu

❇️8 dhe 9 Tetor

⏰ Ora 20:00

Dasma në vendin tonë është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e të rinjve për shkak të asaj çka ajo përfaqëson në shoqërinë tone. Nuk janë vetëm dy njerëz që takohen. Janë familje, struktura sociale të reja që krijohen, emocione të reja që lindin dhe emocione të vjetra që ringjallen. Festa e madhe e dasmës është simbol i gëzimit, bashkimit dhe premtimit të madh për përjetësi. Dhe është pikërisht ky premtim që sjell dhe anën e errët, konfliktin, vetminë, mosmarrëveshjet dhe dramën që mbart në vetvete një festë e madhe si kjo.

A është e mundur t’i premtojmë dikujt përjetësinë?

Dasma si kulmi i solemnitetit, gëzimit dhe premtimit për të qëndruar përgjithmonë bashkë, bëhet pikënisja e një reflektimi mbi bashkëjetesën njerëzore në përgjithësi.

Taulant Shehu, koreografi i performancës “DUA”, i drejtohet secilit pjesëmarrës dhe eksploron koreografikisht historitë, emocionet dhe prejardhjen e tyre.

Rezervoni biletën tuaj!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë