Alfonso Santinome vjen me një koncert në “Piano Improvisacion Festival”

Megi Daci
05/10/2022

Me rastin e Piano Improvisacion Festival, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë pjesëmarrjen e M° Alfonso Santimone, nën drejtimin artistik të Robert Bishës, është një festivali-ritual, unik në gadishullin ballkanik, i bazuar në të gjitha gjuhët që përfshijnë dhe kanë si udhërrëfyes të tyre improvizimin.

Koncerti Piano Solo i Alfonso Santimone-s, i karakterizuar fuqishëm nga improvizimi, lëviz nga matrica e traditës blues për të mbërritur tek stilistika e botës së Avant Garde Jazz. Njohës i thellë i muzikës folkloristike të popujve, transversal dhe eklektik, Santimone është në gjendje të endet duke zbuluar zgjedhje specifike stilistike nga bota e të ashtuquajturit black jazz i mjeshtrave si Monk, Taylor etj., për t’u zhytur më pas në traditën bashkëkohore europiane të kompozimit. Interpretimi ndryshe është shpesh një gjest i fortë tingëllues i Santimone-s, pothuajse një action painting shumëdimensional i veprimit të tre elementeve, ritmit, harmonisë dhe linjave të këngës.

Alfonso Santimone: pianist, kompozitor, improvizues, interpretues, arranxhues dhe producent ferrarez, me bashkëpunime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare (Robert Wyatt, Ares Tavolazzi, Giulio Capiozzo, Roberto Gatto, Marc Ribot, Trilok Gurtu, Claudio Fasoli, Markus Stockhausenzat, Frances, Patrizia Laquidara, Teatri i tmerreve, ndër të tjera). Numërohen dhjetëra botime diskografike të tij si drejtues, bashkëdrejtues apo sideman, ka luajtur në Itali dhe jashtë saj në shumë festivale të muzikës bashkëkohore dhe jazz-it, pranë institucioneve muzikore prestigjoze, teatrove apo klubeve të jazz-it. Disa nga ripërpunimet muzikore të Schoenberg-ut janë përfshirë në arkivin e Arnold Schoenberg në Vjenë. Është bashkëthemelues dhe anëtar i kolektivit të muzikantëve dhe kompanisë diskografike El Gallo Rojo. Santimone është një manipulues krijues i tingujve dhe teknikave të muzikës elektronike, i cili përdor me kompetencë spikatëse teknologjitë muzikore dixhitale dhe analoge. Për katër vite radhazi ai fitoi referendumin Jazzit Awards, organizuar nga revista me të njëjtin emër, si tastieristi më i mirë italian i jazz-it dhe në vitin 2011 u shpall fitues i trofeut InSound në kategorinë tastierë/elektronikë. Ka realizuar albumet e Patrizia Laquidara “Këtu ka diçka që të përket ” dhe “Kënga e Anguana-s” (Targa Tenco 2011).

Data:  8 Tetor 2022

Orari: Prej 19:00 në 20:30

Organizuar nga : Piano Improvisation Festival

Në bashkëpunim me : IIC di Tirana

Hyrja : E lirë

Vendi : Shkoder – Teatro “Migjeni”

Për më shumë informacion mund të ndiqni:

https://iictirana.esteri.it/iic_tirana/it/

Më shumë