Art

Kuarteti i harqeve “Onufri” sjell në Tiranë muzikën klasike gjermane

Megi Daci
06/10/2022

Kuarteti i harqeve “Onufri” sjell në Tiranë harmonitë e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës klasike, Beethoven dhe Brahms, në kuadër të Tetorit Gjerman dhe të Javës Kulturore Gjermane.

Kuarteti i harqeve, mban emrin e piktorit shqiptar të shekullit të 16-të dhe të njohur ndërkombëtarisht, Onufri, përbëhet nga katër muzikantë shqiptarë: Ermir Abeshi dhe Arben Spahiu (violinë), Hindenburg Leka (violë) dhe Vlorent Xhafaj (violonçel). Të katër muzikantët janë anëtarë të orkestrave të njohura në Gjermani dhe Francë dhe me koncertet e tyre kanë mahnitur publikun në shumë qytete evropiane. Në program janë, Ludwig van Beethoven – Kuartet Op. 18 Nr.5 në la maxhor dhe Johannes Brahms – Kuartet Op. 51 Nr.1 në do minor. Aktiviteti është pjesë e Festivalit Different Trains dhe mbështetet nga Ambasada Gjermane në Tiranë.

Hyja e lirë
Ju mirëpresim☺️

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë