Art

“Uragani i ndërprerë” nga Migjeni

Megi Daci
12/10/2022

Me rastin e ditëlindjes së Migjenit, Shtëpia Studio Kadare organizon një takim letrar, dedikuar jetës dhe GJENIsë së tij, të enjten dt.13 tetor ora 18:00.

Gjysmëshekulli i fundit i mjaftoi historisë për ta vendosur veprën letrare të Migjenit në një nga majat më të larta të bjeshkëve me gjelbërim të përhershëm të letërsisë sonë kombëtare.
Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi letrar me të ftuar specialë, prof. Persida Asllani, përkthyesi Ben Andoni, etj.
Do të lexojmë së bashku vargjet Migjeniane dhe do të bisedojmë mbi këtë kolos të letërsisë sonë. 📚✍️

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
shtepiakadare.tirana.al

Adresa: Rruga e Dibrës 25, Tiranë

Më shumë