Art

Shqipëria mikpret Kombet e Bashkuara

Megi Daci
25/10/2022

Në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, në datat 24-30 tetor do të jenë ditët e Javës së Kombeve të Bashkuara.

Ndër temat që do të trajtohen këtë javë janë; paqja dhe siguria, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022, është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës, krijon një atmosferë të jashtëzakonshme e shpërndan mesazhe paqeje dhe pranimi.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë