Climathon Tirana 2022

Megi Daci
27/10/2022

Climathon Tirana është një konkurs Hackathon, i cili synon të bashkojë 100 të rinj nga qyteti i Tiranës për t’i dhënë zgjidhje 5 sfidave klimatike që i duhen qytetit të Tiranës. Dhjetëra mentorë me përvojë, ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe çdo palë tjetër e interesuar për ndërgjegjësimin dhe ndërmarrjen e aksioneve klimatike do t’i bashkohen kësaj nisme në datat 28, 29, 30 tetor.

Climathon Tirana synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, frymëzuar të rinjtë përballë sfidave klimatike dhe ofruar zgjidhje novatore për një të ardhme të qëndrueshme.

Në katër vitet e fundit, lëvizja Climathon është rritur nga 600 në 6500 pjesëmarrës në mbarë botën. Climathon Tirana është pjesë e nismës globale Climathon, e mbështetur nga EIT Climate KIC dhe e krijuar nga Komisioni Evropian, e cila përfshin më shumë se 140 qytete nga 56 vende të botës.

ICTSlab sëbashku me Bashkinë Tiranë sjellin në Shqipëri për herë të parë, lëvizjen globale kushtuar ndryshimeve klimatike, “Climathon Tirana 2022”. Kjo lëvizje synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, duke frymëzuar të rinjtë drejt veprimeve klimatike dhe duke ofruar zgjidhje inovatore për një të ardhme më të ndritur.

Nëse je një i ri me ide inovative që sfidon ndryshimet klimatike, Climathon është mundësia perfekte për ty dhe qytetin ku ti jeton. Climathon është hapesira qe bashkon teknologjine, të dhënat dhe zgjidhjet inovative nën udhëheqjen e mentorëve per t’ju dhënë suportin e duhur për ta zhvilluar më tej idenë tuaj.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:

https://ictslab.com/

Më shumë