Art

“Trimat e Jutbinës”, premiera e radhës në TOB vjen nga legjendat shqiptare të Mitrush Kutelit

Megi Daci
10/11/2022

Ansambli Popullor është një bizhuteri e shndritshme e Teatrit dhe e gjithë botës së artit të vendit tonë. Një dimension artistik që na kujton traditat e bukura të Shqipërisë, të krijimtarisë së mrekullueshme që udhëton në kohë dhe trashëgohet me dashuri ndër breza.

“Trimat e Jutbinës” ju presin për të festuar këtë jubile, në datat 9 dhe 10 Nëntor, me një shfaqje konceptuar mbi legjendat e jashtëzakonshme shqiptare të marra nga vellimi: “TREGIME TË MOÇME SHQIPTARE”, nga Mitrush Kuteli.🤗

E konceptuar në 11 momente të ndryshme do të jenë ndërthurur muzika, valle e ritet, të cilat vijnë nën interpretimin e trupës së Ansamblit Popullor. Muzika dhe regjia është realizim nga Gerti Druga, skenari nga Petrit Ruka, ilustrimet Gazmend Leka, koreografia nga Rexhep Çeliku, Genc Kastrati dhe Jera Çurçia. Një premierë absolute, një shfaqje që ka të ndërthurur muzikën, vallen dhe ritet shqiptare, sipas koreografit Rexhep Çeliku do të sjellë risi për publikun në sallë. “Mjeshtër i Madh”, koreografi popullor Rexhep Çeliku tregon se nga të gjithë artistët dhe organizatorët është bërë një punë e madhe për realizimin e kësaj shfaqje.

Muzika origjinale dhe regjia: Gerti Druga
Skenarist/Libret: Petrit Rruka
Projeksion: Genci Osmani
Ilustrimet : Gazmend Leka
Koreografia: Rexhep Çeliku, Genc Kastrati, Jera Çurçia
Interpretojnë: Grupi Vokal dhe Trupa e valleve e Ansamblit Popullor

Muji: Gezim Halili
Zanat: Jera Çurçia, Olta Ahmetaj
Orët: Helga Saraçi
Trimi i parë: Enkelejd Bajraktari
Tridhjetë agallarët e Jutbinës: Trupa e valleve
Ajkuna: Hatixhe Lushi

🎟Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
🎟Biletat kushtojnë 800 dhe 1000 lekë.

📣Dyert do të mbyllen në orën 19:00, në respekt të shfaqjes, artistëve dhe publikut.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë