Art

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e TKOB!

Megi Daci
11/11/2022

Opereta nga Johan Strauss rikthehet në TKOB!

Në datat 17, 18, 19 Nëntor, ora 19:00.

🎭Opereta e dritave dhe atmosferës së fundit të vitit në Vienë, rivjen në skenën e TKOB-së si për të bekuar edhe nisjen e atmosferës festive të kalendarit artistik të Teatrit.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit rikthen në skenë operetën e Johann Strauss “Lakuriqi i natës”. Virtuoziteti, humori dhe loja e shkëlqyer e trupës do të pushtojnë TKOB për tre netë me rradhë.

Valset, ariet, muzika e Johann Strauss dhe një kast i mrekullueshëm artistësh shqiptarë, janë elementë do të bëhen bashkë për të shpalosur vlerat e një vepre ikonë të muzikës klasike. Në skenë krijohet një ndërthurje mes operas, baletit dhe teatrit skenik, ku dialogjet mes aktorëve interpretohen në gjuhën shqipe duke krijuar një atmosferë emocionuese

🎟Biletat shiten cdo ditë në sportelin e TKOB nga ora 10:00- 14:00 dhe 16:00- 20:00.
🎟Biletat kushtojnë 800 dhe 1000 lekë.

Ju mirëpresim!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë