Rikthehet sërish në kryeqytet ” Tirana Street Food Festival”!

Megi Daci
19/11/2022

Koncepti i festivaleve “Street Food” është i përhapur në shumë qytete dhe kryeqytete europiane, amerikane si dhe aziatike për shkak se njerëzit tërhiqen drejt ushqimeve të shpejta. Filozofia e Tirana Street Food Festival këtë vit është prezantimi i recetave unike të çdo biznesi pjesëmarrës. Objektivi për këtë festival ushqimi është të kemi pjesëmarrës restorantet e Tiranës me recetat e tyre unike të serviruara në porcione më të vogla dhe me çmim të reduktuar krahasuar me pjatën e plotë në restorant, me qëllim që ti japim publikut mundësi të provojë më shumë se një recetë brenda një dite.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bën me dije se nga data 23 deri 29 Nëntor, Sheshi Italia do të kthehet në një kënd shijesh. Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.

https://www.instagram.com/p/ClG4IpEteYD/

Gjatë këtij viti Tirana ka mbajtur titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, një vlerësim, i cili solli në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.

Mbi 1 mijë aktivitete dhe 5 mijë të rinj të aktivizuar nga i gjithë rajoni kanë qenë në projektin e Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë