Art

Komedia “Edmond” rikthen publikun artdashës në ArTurbina!

Megi Daci
29/11/2022

Festa vazhdon….

Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike, që tregon se si Edmond Rostand, krijoi një nga kryeveprat botërore të letërsisë dhe artit skenik, “Cyrano de Bergerac”.

Një histori e jashtëzakonshme, ku e ardhmja e Edmondit, vihet në provën e kohës. Për dy javë duhet të krijojë veprën më të bukur të jetës, për të shpëtuar nga dështimi dhe mjerimi. Në qindra pengesat që ka përpara, ku më e madhja është mungesa e subjektit të duhur, Edmondi ka vetëm një zgjidhje; të hedhë në letër një ngjarje rastësore që nisi si histori dashurie e mikut të tij të ngushtë dhe përfundoi si vepra më e susksesshme e Teatrit.

Kjo histori e pabesueshme, e treguar me vargjet e Siranoit dhe me prozën e Mishalik e  aktorëve Vasian Lami, Helidon Fino, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Luli Bitri, Laert Vasili, Genci Fuga, Myzafer Zifla, Besmir Bitraku, deri tek aktorja e re, që ishte surpriza tjetër e shfaqjes, Ilirda Bejleri.

NXITONI TË REZERVONI VENDIN TUAJ❗️

🔜 KËTË JAVË:
🗓 1️⃣-2️⃣-3️⃣-4️⃣ DHJETOR

🕖 1️⃣9️⃣:0️⃣0️⃣
📍Salla e Madhe | ArTurbina

🕗 ORARI I BILETARISË:
(E martë – E diel)
09:00-13:00 & 16:00-19:00
(E hëna është ditë pushimi)

TEL:
📞 04 222 3022 | 068 2000 650

Interpretojnë:

Lulzim Zeqja • Vasjan Lami • Helidon Fino
Luli Bitri • Laert Vasili • Ilirda Bejleri
Arben Derhemi • Flaura Kureta
Myzafer Zifla • Genci Fuga • Ina Gjonçi
Besmir Bitraku • Genti Deçka • Indrit Çobani

Balerina/Balerinë

Elda Matmuja
Endri Koçeku
Serena Çerpja
Silvana Brahimataj
Stiv Osmanaj

🎫 Çmimi i biletës:
5️⃣0️⃣0️⃣ Lekë | E Premte | E Shtunë | E Diel
3️⃣0️⃣0️⃣ Lekë | E Enjte

Sponsor Gjeneral i Teatrit Kombëtar:
Raiffeisen Bank Shqiperi
Banka që do artin!

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë