Art

“Don Pasquale”, opera premierë vjen në TKOB

Megi Daci
08/12/2022

🎩DON PASQUALE rikthehet në TKOB, pas 64 vitesh.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, sjell për publikun shqiptar pas 64 vitesh Opera-n Premierë: “Don Pasquale” nga Gaetano Donizetti.

Një premierë e rikonceptuar në dimensione të reja 🎞regjisoriale, përgatitje të posaçme vokale për solistët dhe shprehje e gjeneratës së re premtuese dhe të ardhmes së Opera-s shqiptare.

Në datat 15, 16, 17, 18 Dhjetor ora 19:00 ju mirëpresim për të ndjekur historinë e
Pasquale-s, beqarit të vjetër, të pasur, por koprrac. I cili, dëshiron të martojë nipin e tij Ernesto: me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re dhe të varfër Norina, e cila e do atë.

Kur “Don Pasquale” u shfaq për herë të parë në janar 1843 në Paris, Gaetano Donizetti kishte një karierë  të  konsoliduar në botën e operës italiane dhe ishte në kulmin e pjekurisë së tij artistike.
Ai kishte pasur sukses të madh me operan “Lucia di Lammermoor”, “La Fille du Règiment” dhe vepra të tjera, por nuk kishte arritur të merrte pozicionin e lakmuar të Drejtorit Real “Collegio di Musica” në Napoli.

Kjo operë komike në tre akte, e kompozuar në njëmbëdhjetë ditë dhe e shfaqur në “Thé’tre des Italien” në Paris më 3 janar 1843, nga pikëpamja libretiste ë shtë  një vepër ku ritë m i ngushtë dhe teatraliteti i shkathët e bëjnë atë në  aspektin operistike, të  shkëlqyer.

Tipike për Don Pasquale është efektiviteti me të cilin lirika dhe melankolia i kundërvihen buzëqeshjes djallëzore apo edhe të qeshurës së sinqertë të krijuar nga mjeshtri.

Në role:

Don Pasquale – Xhieldo Hyseni, Bledar Domi
Malatesta – Artur Vera, Solen Alla
Ernesto – Christian Collia, Gerald Murrja
Norina – Nina Muho, Renisa Laçka, Dorina Selima;
Noteri – Erlind Zeraliu

Me pjesëmarrjen e Korit dhe orkestrës së Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit
Dirigjent – Simon Krečič
Regjisor – Mariano Bauduin
Skenograf – Romeo Çani
Kostumograf – Dea Bejleri
As/Regjisore – Ada Gurra
Dirigjent Kori – Dritan Lumshi
Koncertmaestër – Herta Cane

Edhe pse Don Pasquale nuk e ka parë kurrë Norinën, ai e refuzon martesën dhe e dëbon Ernesto nga shtëpia e tij. I dëshpëruar, Ernesto i shkruan një letër lamtumire Norinës së tij të dashur. Por Norina nuk do të heqë dorë nga Ernesto…

🎟Biletat shiten çdo ditë në sportelin e #TKOB në oraret 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
🎟Biletat kushtojnë 1200 lekë dhe 2000 lekë.

Ju mirëpresim!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë