Art

Ekspozita fotografike që bën bashkë dy artistë italianë “Bukuri e përjetshme”

Megi Daci
03/02/2023

Një ekspozitë fotografike e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe e sjellë në Tiranë nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës.

Arti takon artin në një ekspozitë fotografike që përjetëson dhe riinterpreton skulpturën neoklasike.

Bukuri e përjetshme. Mimmo Jodice dhe Antonio Canova bashkon dy artistë italianë të periudhave të ndryshme: një nga skulptorët më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të fotografisë bashkëkohore; një lidhje që bashkon idealen dhe realen, trupin dhe shpirtin, materien dhe imazhin.

Mimmo Jodice interpreton 17 skulptura të Canova-s me 51 shkrepje, nga të cilat katër ose pesë kushtuar çdo vepre arti. Zgjedh prespektiva dhe këndvështrime duke mbajtur një shkallë një-për-një midis detajeve skulpturore në fokus dhe madhësisë së printimit fotografik. Ai kërkon një lidhje të thellë me Canova-n, me vizionin e tij, procesin e tij krijues dhe në afrimin e skulpturave, ringjall trupin natyral, rrit butësinë e mishit duke e rikthyer në jetë.

“Thuhet se Antonio Canova, kur ua prezantonte punët e përfunduara klientëve të tij, e bënte atë në errësirë ​​dhe vetëm me dritën e një qiri gjurmonte format e skulpturave, duke rritur bukurinë e tyre natyrore” (Mimmo Jodice, 2018)

Në të njëjtën mënyrë Jodice përpiqet t’ia kthejë shikuesit këtë pamje nga afër, me një vendosje mjeshtërore të burimeve të dritës dhe një hulumtim të kujdesshëm stilistik.

Data: 8 Shkurt 2023, ora 18:00

Organizuar nga : IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës

Hyrja : E lirë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë