Art

“Në duart e askujt” dhe “Heshtja”, prezantimi i botimeve shqip të romaneve të Gianni Palagonia

Megi Daci
07/02/2023

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dritan Editions, me kënaqësi prezanton botimin në shqip të romaneve të shkrimtarit Gianni PalagoniaHeshtja” dhe “Në duart e askujt“.

Librat do të prezantohen nga autori Gianni Palagonia, pseudonim letrar i Giuseppe Monforte, në një bashkëbisedim drejtuar nga gazetari Artur Nura, korrespondent i Shqipërisë i Radio Radicale. Biseda do të marrë në shqyrtim temat e trajtuara në romane, një tregim letrar i përvojës së jetës të Giuseppe Monforte, një oficer policie,  për një kohë të gjatë me pozicione në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Pas bisedës, publiku do të mund t’i bëjë pyetje autorit. 

Takimi do të zhvillohet kryesisht në italisht por prania e përkthyeses së romaneve do të lejojë edhe ndërhyrje të publikut në gjuhën shqipe.

Data: 8 Shkurt 2023, ora 18:30 – 19:30

Organizuar nga : IIC di Tirana

Hyrja : E lirë

Më shumë