Art

“Epokat në tinguj”, vijnë në Teatrin e Operës dhe Baletit

Megi Daci
28/02/2023

“Epokat në tinguj” do të vijnë në Teatrin e Operës dhe Baletit për të mahnitur publikun artdashës në fillim të muajit mars!

Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentes së mirënjohur Elda Laro, pianistit francez Pascal Gallet, që do të luaje koncertin nr. 5 për piano të kompozitorit Aleksandër Peçi, dhe solistes virtuoze, Laura Llozi, që do performojë koncertin nr. 1 për violinë nga N. Paganini.

Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim🤝 me Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ju ftojnë të bëheni pjesë e koncertit “Epokat në tinguj” më 1 mars, në orën 19:00.

🎟Biletat tuaja mund t’i tërhiqni çdo ditë pranë TKOB-së, nga ora 10:00- 14:00 dhe 16:00- 20:00.

Më shumë