“Dita e Verës”, festa pagane e ardhjes së pranverës vjen në Tiranë me një larmishmëri aktivitetesh
1 ditë festë, 10 vende, 100 aktivitete me muzikë, art, lojëra dhe argëtim.
“Dita e Verës”, një festë pagane, kremtohet çdo 14 Mars dhe është shndërruar tashmë në një festë mbarë shqiptare që festohet nga veriu në jug të vendit, por sipas riteve dhe traditës së secilës krahinë.
Kjo festë e lashtë dhe e trashëguar brez pas brezi në vendin tonë, simbolizon ardhjen e stinës së pranverës.
Dita e Verës është quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit apo dita e luleve. Ajo e ka fillesën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.
Ejani të festojmë së bashku!