Art

“Shpirti i Labërisë”, koncerti me një repertor të gjerë këngësh

Megi Daci
09/03/2023

Në 80-vjetorin e lindjes së “Shpirtit të Labërisë”, TKOB vjen me një koncert të Ansamblit Popullor, në nderim të kompozitorit dhe dirigjentit, Haxhi Dalipi, më 17 Mars.
Kjo për të kujtuar vlerat dhe pasuritë e patjetërsueshme të kulturës sonë kombëtare, ku qëndron edhe kontributi me vlerë i etnomuzikologut e studiuesit të spikatur të Haxhi Dalipit.
▪️Me një repertor plot këngë, korale dhe valle të kompozuara, përpunuara dhe orkestruara për Ansamblin Popullor, nga “Artisti i Merituar” dhe “Mjeshtri i madh”, Haxhi Dalipi.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë