“Italy meets Balkan”, talentet e xhazit italian në Balkan Jazz Showcase

Megi Daci
20/04/2023

26-29 prill, Tiranë

Një koncert gala, pesë grupe talentesh të rinj italianë, në një nga skenat kulturore më kreative të zonës ballkanike, një përovjë e vetme në llojin e vet: organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Albanian Jazz Society, Associazione I-Jazz dhe Puglia Sounds.

Giovanni Angelini, Daykoda, Michele Bonifati Emong, Satoyama, Simone Basile Quintet së bashku me Gaetano Partipilo dhe grupin e tij Boom Collective do të jenë protagonistët italianë të Balkan Jazz Showcase, një nga realitetet muzikore më aktive dhe krijuese të zonës ballkanike dhe Europës Jugore, që duke nisur nga ky vit, ka vendosur t’i ofrojë skenën e vet talenteve të xhazit italian, me koncerte, takime dhe masterclass, të planifikuar nga data 26 deri më 29 prill.

Muzika italiane dhe marrëdhëniet kulturore mes këtyre dy rajoneve europiane, do të jenë në qendër të edicionit të parë të Italy meets Balkan i cili përveçse do të mirëpresë saksofonisin e njohur puljez Gaetano Partipilo, do t’i kushtojë një rëndësi të madhe edhe talenteve të rinj, duke nxjerrë në pah më të mirën e xhazit aktual italian. Programi është promovuar, financuar dhe u organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në kuadër të Balkan Jazz Showcase, në bashkëpunim me Albanian Jazz Society dhe ka zënë fill nga ideja e Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit, dhe Besim Petrela, organizator i festivalit. Koncertet të bashkëprezantuara dhe organizuara me I-Jazz, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës (grupet e përfshira janë promovuar në kuadër të programit Nuova Generazione Jazz, një projekt pjesë e trevjeçarit Fus), dhe Puglia Soundsprogram i Rajonit të Pulias i zbatuar nga Teatro Pubblico Pugliese, për zhvillimin e sistemit muzikor, financuar nga Marrëveshja FSC 2014/2020 për Puljan – Investojmë në të ardhmen tuaj, duke krijuar kështu një urë të rëndësishme mes dy vendeve dhe një projekt unik, rezultat i një dëshire të fortë bashkëpunimi.

Grupet e përzgjedhura tregojnë edhe një herë se, vitet e fundit, dimensioni i xhazit italian përbën një ndër skenat më të mira të muzikës botërore, jo vetëm për standardet e cilësisë, por mbi të gjitha për aftësitë shprehëse dhe krijuese, ndaj dhe konsiderohet ndër kulmet në nivel kontinental. Në këtë kontekst, promovimi dhe përhapja e muzikës më të mirë të grupeve italiane, është shndëruar në objektivin kryesor për rritjen e këtij sektori në botë dhe për rrjedhojë një prioritet për punën e shoqatës, që mund të gjejë, në një panoramë të tillë aktuale, falë edhe bashkëpunimeve pozitive (si në rastin e Italy meets Balkan), mjetet për të promovuar sa më mirë muzikantët e rinj italianë në botë.

Programi i detajuar:

26 prill, 20:00

Kisha Ortodokse

Gaetano Partipilo Boom Collective

Gaetano Partipilo (saks, computer programming), Angela Esmeralda (vokal), Mirko Signorile (piano dhe fender rhodes), Giuseppe Bassi (kontrabas), Dario Congedo (bateri)

27 prill, 19:00

Salla Tonin Harapi

Giovanni Angelini Freedom and Rhythm

Giovanni Angelini (bateri dhe kompozicion), Gaetano Partipilo (saksofon), Vince Abbracciante (fender rhodes dhe arranxhim), Alberto Parmegiani (kitarë), Dario Giacovelli (kitarë elektrike bas), Simona Severini (vokal)

28 prill, 19:00
Salla Tonin Harapi

Michele Bonifati Emong

Michele Bonifati (kitarë dhe kompozicion), Evita Polidoro (bateri), Manuel Caliumi (saks), Federico Pierantoni (trombë)

Daykoda

Andrea “Daykoda” Gamba (tastjerë, kitarë), Riccardo Sala (saks), Andrea Dominoni (kitarë bas), Matteo D’Ignazi (bateri)

29 aprile, 19:00
Eurostar Tirana Hotel

Simone Basile Quintet

Simone Basile (kitarë dhe kompozicion), Manuel Caliumi (saks), Ferdinando Romano (kontrabas), Giovanni Paolo Liguori (bateri), Enzo Carniel (piano)

Satoyama

Luca Benedetto (trombë dhe tastjerë), Christian Russano (kitarë dhe elektronikë), Marco Bellafiore (kontrabas dhe elektronikë), Gabriele Luttino (bateri, glockenspiel dhe elektronikë)

Çdo mbrëmje duke filluar nga ora 22.00, pranë Eurostar Tirana Hotel, është planifikuar gjithashtu edhe organizimi i disa “jam session”.

Më shumë