Art

TKOBAP sjell kryeveprën e baletit klasik “Don Quixote”

Megi Daci
25/05/2023

Kryevepra e baletit klasik “Don Quixote” bazuar në romanin e famshëm satirik me të njëjtin titull të Miguel de Cervantes, vjen në Teatrin e Përjetimeve si një shfaqje e vërtetë artistike, me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht, për të qenë sa më pranë origjinales me mullinjtë e erës, gruan “perfekte” të një idealisti dhe emocionet e dashurisë së vërtetë.

Aventurat e Don Kishotit, që do t’ju zhysin në botën magjike të artit, vijnë me koreografi të mrekullueshme nga ikona evropiane e baletit, Giuseppe Picone , nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Jacopo Sipari , idetë kostumografike të  Dea Bejlerit dhe profesionalizmin e drejtueses së Trupës, Alisa Gjoni , shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së  dhe ndjekur nga Solistët e Trupa jonë e Baletit, duke bashkëpunuar gushtë me nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike .

Nëse doni të përjetoni historinë e kalorësit legjendar që sfidon plot guxim mullinjtë e erës, nuk duhet ta humbisni këtë shfaqje dinjitoze!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

Më shumë