Art

“HEROES – Homage to David Bowie” më 6 qershor në Teatrin e Operas dhe Baletit!

Silvia Tabaku
26/05/2023

Paolo Fresu interpreton David Bowie. Vetëm kaq do të mjaftonte për të “bërë bujë”. Interpretimi  i tij do të shoqërohet nga një kast yjesh, si Petra Magoni, Filippo Vignato, Francesco Diodati, Francesco Ponticelli dhe Christian Meyer.

Fresu dhe bashkëpunëtorët e tij, përpunuan rreth tridhjetë pjesë, ku përfshihen Life on Mars, This Is Not America, Warszawa, When I Live My Dreams. Secili anëtar i grupit dha kontributin e vet tek aranzhimi, duke e veshur projektin me më shumë larmi dhe dinamizëm.

Petra Magoni si vokaliste gëzon liri më të madhe, por gjithsesi koncerti fokusohet tek puna në skuadër. Duke iu rikthyer fjalëve të Fresut: “Bowie është një autor i pavdekshëm, i cili ka qenë gjithmonë pranë xhazit. Ne do të mundohemi të kemi respektin maksimal për artin e tij por edhe të jemi proaktiv, duke iu afruar me një qasje të re”.

6.06.2023 ora 20:00
Teatri i Operas dhe Baletit – Tiranë
Sheshi Skënderbej

Për të blerë biletat mund të paraqiteni në Teatrin e Operas çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Më shumë