Art

Jeni gati për “Fashion Panorama Closing Party”?

Silvia Tabaku
26/05/2023

Në mbyllje të ekspozitës Fashion Panorama – The Italian New Wave, inauguruar më 8 maj pranë COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ju fton në Fashion Panorama Closing Party.

Ekspozita do të prezantohet në një mënyrë të re, përmes projeksionit të fotografive dhe videove në kolonadën madhështore të Sheshit Italia. Kolona zanore shoqëruese e eventit, do të performohet nga DJ MaNu, i ftuar enkas nga Italia.

Fashion Panorama – The Italian New Wave është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, me kurator Vogue Italia. Ekspozita u lind me synimin për t’i dhënë zë dhe shikueshmëri gjeneratave të reja të stilisteve dhe stilistëve italianë, duke përçuar vizionin dhe punën e tyre në mbarë botën.

Ekspozita rrëfen modën bashkëkohore italiane, përmes vizionit dhe punës së 10 stilistëve – ACT N°1, Gisèle, Cormio, lessico familiare, Magliano, Marco Rambaldi, Medea, Panconesi, Niccolò Pasqualetti, SSHEENA – të cilët përkrah ripërpunimit të traditave artizanale në formë rishtare dhe me gjuhë e metoda novatore, kanë mundur të ruajnë një marrëdhënie të fortë dhe të integruar me industritë e tjera të lidhura me kulturën apo krijmtarinë italiane, si dhe të trajtojnë në mënyrë origjinale, aspirata dhe tema të dashura për shoqërinë bashkëkohore.

1.06.2023 ore 20:30
Sheshi Italia – Tiranë
Hyrja e lirë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë