Art

Natë poetike tek Qendra “Dua”

Megi Daci
21/06/2023

“Pranvera e poetëve të ndaluar”  organizohet për autorët e dënuar gjatë viteve të komunizmit.
Letërsia e penguar dhe e ndaluar, e cila nuk arriti të komunikojë me lexuesin e vet në kohën e krijimit do të jetë në fokus të këtij festivali. E ideuar si një cikël takimesh mes shkrimtarësh, poetësh, studiuesish e lexuesish,  të cilët do të sjellin në kohë, vargje të autorëve të cilët për arsye të ndryshme, mbetën të panjohura dhe nuk panë dritën e botimitdhe nuk shkuan te lexuesi.

Zef Zorba një nga poetët dhe përkthyesit e njohur vetëm pas vdekjes është një nga dëshmitë më të mëdha tëkrikmeve të komunizmit. I lindur në 7 prill 1920, në Shkodër, autor i dy libreteve operash, Teuta dhe Rozafa, apo tekste këngësh me muzikë të Prenk Jakovës. Pas viteve ’90 lexuesit nisën ta njohin atë falë përkthimeve që kish lënë, si dhe pas nxjerrjes nga sirtari t ë vargjeve të vëllimit me poezi “Buzë të ngrira në gaz” pasi këtëvepër e kishte shkruar tinëz përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, cilësuar si “letërsia e sirtarit”. Çmohet si një poet i veçantë i letërsisë shqiptare dhe përfaqësues kyç i modernizmit dhe hermeticizmit.

Më shumë