Mos e humbisni Edicionin e III të Porto Palermo Festival!

Megi Daci
01/08/2023

Këtë vit, Porto Palermo Festival bashkon forcat me organizata të dedikuara ruajtjes së mjedisit për të shenjuar fillimin e këtij edicioni të tretë!

Ky festival synon, jo vetëm të sjellë artistët më të mirë për të performuar në skenën e vet autentike, por edhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri. Gjatë dy edicioneve të para, 2021 dhe 2022, fokusi ishte rivitalizimi i kësaj pike turistike dhe zonës së portit.

Këtë vit më 8 Korrik, nisim rrugëtimin tonë përmes pastrimit të detit dhe përmirësimit të hapësirës përreth kalasë, besimplotë në krijimin e ndërgjegjësimit tek turistët dhe vizitorët dhe duke edukuar të rinjtë drejt një ndikimi të qëndrueshëm!

Përgatituni për t’u mahnitur nga Festivali i Porto Palermos, që do të mbushë Kalanë historike të Ali Pashës! E vendosur në një ishull të vogël në Gjirin e Palermos, kjo perlë kulturore ndërthur traditën, historinë, detin dhe muzikën në një mjedis mahnitës. Bashkohuni me ne këtë verë ndërsa Olen Cesari dhe një grup artistësh të jashtëzakonshëm sjellin në jetë kështjellën çdo fundjavë.

Mos e humbisni këtë shkrirje unike të modernizmit dhe trashëgimisë shqiptare!

Ju intrigon historia e Kalasë së Porto Palermos?! Ndërsa debatet rrethojnë origjinën e saj, një gjë është e sigurt – nuk duhet ta humbisni magjinë që sjell Festivali në Kala dhe t’u bashkoheni guidave për të zbuluar historitë e saj!

 Fundjavave të verës, meloditë do të jehojnë nëpër muret e lashta, duke nderuar trashëgiminë kulturore dhe fuqinë e muzikës!

Më shumë