Art

“MUZ Tirana” Një event ndryshe nga çfarë keni parë deri më tani.

Sindi Metushi
07/09/2023

Projekti “Muz 2023” vjen si një projekt i “gjallë” i cili lind dhe zhvillohet në mënyrë organike me misionin që ka për promovimin e artit kontemporan vizual. Artistja që merr pjesë është Suada Dushi që vjen dhe si përfaqësuese e denjë e diasporës shqiptare, i gjithë eventi do të jetë i shoqëruar me muzikë nga DJ Geri Guda.
Veprat që do të shfaqen do ti përshtaten trashëgimisë kulturore të Tiranës, ritmit të saj dhe frymës njerëzore , ngjyrave dhe ndjesive të lidhura me të shkuarën dhe të tashmen.

Qëllim kryesor i këtij projekti është promovimi i trashëgimisë kulturore të Tiranës nëpërmjet një teknike të veçantë projektimi, një teknikë mikse mbi laser plexiglass të projektuar nga projektor të ricikluar. Duke sjellë si rezultat final një ndërthurje midis ngjyrave, linjave të figurave që përfaqëson çdo temë e zgjedhur.

Përfituesit direkt janë turistët vendas dhe të huaj si edhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit dhe të rinjt të cilët do të përjetojnë një eksperiencë të ndryshme që do ti bëjë ta shofin qytetin me një lente tjetër.

Koha & Vendi

07 Shtator, 20:00

Sarajet e Toptanasve, Rruga Abdi Toptani 10, Tiranë, Shqipëria

Më shumë