Art

Koncerti premierë “Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Sindi Metushi
02/10/2023

Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros, Jacopo Sipari di Pesscaseroli, dhe në bashkëpunim me Konservatorin “Umberto Giordano”, të Foggia-s e “Giuseppe Martucci”, të Salerno-s, sjell suiten më të bukur orkestrale të kompozitorit gjerman, Richard Strauss, “Der Bürger als Edelmann”, dhe Simfoninë nr. 5 të kompozitorit, P. I. Tchaikovsky.

Koncerti simfonik Premierë “Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor”, vjen më 3 tetor, ora 20:00, në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, organizuar nga Ministria e Kulturës, për të gjithë adhuruesit e muzikës gjermane.

DITA / ORA

(E martë) 20:00

VENDI

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Sheshi Skënderbej

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë