
Delja 🐑 ka vetëm një dëshirë: të ushqehet me bar 🌱 të njomë. E gjendur në mungesë të barit, vendos të hidhet në det 🌊. Por edhe aty zhgënjehet. Pas shumë dilemash vendos të ndryshojë plan. Çfarë do të ndodhë me delen e detit? Zbulojeni këtë fundjavë, në teatrin 🎭 më të gëzueshëm në qytet 😍.
Një shfaqje inovative, me një kuartet brilant personazhesh që do përcjellin mesazhe të forta për mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë.
Mosha e sugjeruar: 5+
Autor: Nelson Mulla
Regjia: Aldion Matarangasi
Animacioni: Renato Aliçkolli
Kukullat: Ledian Gjeçi
Me aktorët: Jorida Meta, Florian Kokona, Ilia Kaçi, Aleksandër Grami, Elidon Alika
Biletat mund t’i blini pranë recepsionit të Teatrit të Kukullave, të mërkurë – të enjte, ora 09:00-13:00.
Të premten: 14:00-19:00
Të shtunë dhe të diel: 09:00-10:00
Për më shumë informacion:
Instagram: Teatri i Kukullave