Teatri “Rrëfimet e Gjonit” te Teatri “Metropol” Tiranë

Sindi Metushi
29/04/2025

“Rrëfimet e Gjonit” – një monodramë që prek shpirtin

Ishulli i Patmosit. Një burg i ftohtë. Një plak i shenjtë.

Gjoni, apostulli i fundit që ka mbetur gjallë — ai që Jezusi e deshi më shumë se të tjerët — jeton ditët e fundit të jetës së tij në mërgim dhe robëri. Në këtë skaj të botës, ai vizitohet nga një grup besimtarësh nga Efesi, të cilët kanë ardhur për ta parë me sytë e tyre dhe për të mësuar prej njeriut që ka qenë dëshmitar i gjallë i Krishtit. Ata sjellin me vete mall, shpresë dhe një etje të pashuar për fjalën e gjallë.

Dhe Gjoni rrëfen. Jo thjesht nga kujtesa, por nga ajo që ka parë me sytë e tij, dëgjuar me veshët e tij, prekur me duart e tij. Ai flet për Mësuesin, mikun, Zotin — për Jezusin që e shndërroi jetën e tij dhe të botës.
Edhe pse i lidhur me pranga, shpirti i tij është i lirë. Në fshehtësi, ai kopjon shkrimet e ndaluara, përhap lajmin e mirë — herë haptas, herë me mençuri — dhe dëshmon për Dritën që errësira nuk mund ta shuajë.

Në një botë të shtypur, ku fjala ndalohet dhe shpresa heshtet, Gjoni guxon të flasë. Me mençurinë e një të urti dhe pasionin e një dëshmitari, ai përçon rrëfimet që tronditin, frymëzojnë, dhe japin jetë.

Një monodramë e fuqishme, e mbushur me emocione të thella, çaste drite, kthjellime humori dhe një dramë që të prek në palcë.

Një udhëtim prekës në shpirtin e njeriut që pa Zotin me sytë e tij – dhe kurrë nuk humbi dritën.

Në Teatrin Metropol
Dt 23-24-25 dhe 29-30 prill
Ora 20:00

Biletat do ti gjeni pranë Teatrit Metropol.
Orari biletarisë:
🕘09:00 – 13:00
🕔17:00 – 20:00

Për rezervime:
☎️+355 672270668

Më shumë